Atëherë Jezusi u tha Judenjve që besuan në të: Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi.
Gjoni 8:31
Dikush mund të thotë, “Unë jam duke e ndjekur Jezu Krishtin.” Por me të vërtetë, si mund të ndjekim Jezusin? Ju e ndiqni Atë me anë të Fjalës, në Fjalën, dhe me Fjalën. Dëshmia se jeni duke e ndjekur Atë, është ndodh duke e bërë Fjalën e Tij; duke jetuar me anë të Fjalës. Ai tha: “Nëse më doni, zbatoni urdhërimet e mia” (Gjoni 14:15). Jezusi dhe Fjala janë një. Prandaj, ta duash Atë është të jesh i shpejtë në të bërit e fjalës Tij në çdo kohë.
Ka të tillë që thonë, “Unë do të bëj çdo gjë që Perëndia thotë për të bërë, në qoftë se e dëgjoj zërin e Tij.” Ajo që njerëzit e tillë nuk e kuptojnë është se Zoti tashmë e ka thënë të gjithën e asaj që nevojitet për tu thënë bijve të Tij, me anë të Fjalës- së shkruar Biblës.
Nëse ju doni të dëgjoni zërin e tij sot, studjoni Fjalën. Ajo është zëri i Atit, zëri i Jezusit, dhe zëri i Frymës Shenjtë. Nëse ju nuk veproni mbi të, ose jetoni sipas Fjalës së shkruar, edhe në qoftë se Perëndia ju flet nga qielli, kjo nuk do të bëjë shumë ndryshim; ju prap nuk do të veproni. Çdo gjë që ai thotë, është gjithmonë në pajtueshmëri me Fjalën e shkruar, Biblën. Bibla është një përmbledhje e dal nga Fryma e Tij për ne, që të jetojmë me anë të saj: “I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi (2 Timoteut 3:16).
Jetoni me anë të Fjalës, dhe ju kurrë nuk do të humbisni rrugën tuaj, sepse Fjala e Perëndisë është dritë. Fjala ju jep rrugën e jetës dhe një mentalitet të drejtë. Jetoni një jetë me qëllim dhe me fokus përmes Fjalës. Mos jetoni me anë të imagjinatës suaj, pamjeve, supozimeve apo diturisë se kësaj bote; ndiqni Fjalën, dhe ju do të jeni një sukses i vërtetë.
Lutje
At i dashur Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim! Unë nuk funksionoj me diturinë e kësaj bote, sepse Krishti është bërë për mua, dituri. Zemra ime është e hapur për të marrë udhëzimet në Fjalën tënde, duke me çuar në drejtimin e vullnetit dhe qëllimit tënd për jetën time, në Emrin Jezus. Amen.
Studim Vijues
- Gjoni 1:1-3; Jakobi 1:22-25
- Plani një vjeqarë i leximit të Biblës: Gjoni 19:17-42 1 Kronikave 17-19
- Plani dy vjeqarë i leximit të Biblës: 1 Korintasve 15:40-49 Predikuesi
1-2
Burimi: www.rhapsodyofrealities.org