Jezusi u përgjigj: Ti thua se unë jam mbret; për këtë unë kam lindur dhe për këtë kam ardhur në botë.
Gjoni 18:37
Bibla na tregon se si Perëndia iu shfaq Abrahamit kur ai ishte nëntëdhjetë vjeç dhe e bekoi. Ai tha: ‘’Dhe unë do ta bekoj dhe do të bëj që ajo të të japë edhe një bir; po, unë do ta bekoj dhe prej saj do të lindin kombe; mbretër popujsh do të dalin prej saj” (Zanafilla 17:6). Ka ca përkthime që thonë, … disa mbretër kanë për të dalë prej teje, por është përkthyer gabim. Perëndia nuk po mendonte për mbretërit e Izraelit dhe të Judës që do të mbretëronin mbi popullin e tij; Ai ishte duke folur për një brez që do të lindnin mbretër.
Në vargun vijues, Zoti tha, Dhe do të caktoj besëlidhjen time midis meje dhe teje, si dhe me pasardhësit e tu, nga një brez në një brez tjetër; kjo do të jetë një besëlidhje e përjetshme, me të cilën unë do të marr përsipër të jem Perëndia yt dhe i pasardhësve të tu mbas teje. Besëlidhja e tij nuk ishte e përjetshme me Abrahamin fizik, me pasardhjen tokësore si Isakun, Jakobin etj, të cilet morën bekimet vetem pjesërisht.
Galatasve 3:16 thotë, Dhe premtimet iu bënë Abrahamit dhe pasardhjes së tij. Shkrimi nuk thotë: Edhe pasardhësve’’ si të ishin shumë, por të një të vetme:
Dhe pasardhjes sate’’, pra Krishti. Pasardhjen për të cilën Ai ishte duke folur është Krishti, dhe ne jemi trashëgues të premtimeve që i janë bërë Abrahamit, sepse ne jemi në Krishtin: Dhe, në qoftë se jeni të Krishtit, jeni pra pasardhja e Abrahamit dhe trashëgimtarë sipas premtimit (Galatasve 3:29).
Pra, kur Perëndia i tha Abrahamit së do të dalin mbretër prej teje ai në fakt ishte duke folur për krijesën e re. Romakëve 5:17 thotë: Në fakt, në qoftë se prej shkeljes së këtij njërit vetëm vdekja mbretëroi për shkak të atij njërit, akoma më shumë ata që marrin bollëkun e hirit dhe të dhuratës se drejtësisë do të mbretërojnë në jetë me anë të atij njërit, që është Jezu Krishtit. Fjala greke “mbretërojnë” saktësisht do të thotë “të mbretërosh.” Kështu, ndërtimi aktual i bie ata që marrin bollëkun e hirit dhe të dhuratës se drejtësisë do të mbretërojnë(sundojnë) në jetë me anë të atij njërit, që është Jezu Krishtit.
Ju keni lindur për të mbretëruar (sunduar) mbi demonet, semundjen dhe lëngatat, varfërinë, dështimin, rrëthanat dhe vdekjen, sepse ju jeni pasardhës të Abrahamit, dhe bashktrashëgimtar të Krishtit. Përketë, kini mentalitetin e të suksesshmit dhe dominimit. Krishti mbretëronë sot në botë nëpërmjet jush.
Pohim
Unë e di kush jam. Unë jam pasardhës i Abrahamit dhe kështu mbretëroj dhe sundoj në jetë, dhe ecë duke qenë i vetëdijshëm për këtë në dominim të plotë sepse unë jam bashkëtrashëgimtar me Krishtin; prandaj të gjitha gjaërat janë të miat.
Studim Vijues
- Galatasve 3:7-9; Zbulesa 5:10
- Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Veprat e Apostujve 11:19-30 & Nehemia 1-3
- Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: 2 Korintasve 8:18-24 & Isaia 13
Burimi: www.rhapsodyofrealities.org