- Krishterimi shqiptar gjatë kohës së komunizmit mbeti që të zhvillohej kryesisht në Kosovë, Itali dhe Amerikë, kurse figura kryesore u bë Nëna Terezë.
- Kësaj periudhe i paraprijnë të gjitha ato zhvillime ungjillore që ndodhën në Kosovë që ishin si reflektim dhe kujtesë e periudhës paraprake.
- Çdoherë krishterimi shqiptar selinë e kishte pasur në Shqipëri (Durrës, Shkodër, Korçë etj.), por vetëm parafillimi i periudhës postkomuniste bëri që selia e krishterimit shqiptar të jetë në Kosovë, në Prishtinë qoftë për atë katolik ose edhe protestant.
- Prej vitit 1941-1946 ka dëshmi se një grup ungjillorësh ishin takuar në podrumin e Shkollës së Mesme “Sami Frashëri”, në Prishtinë.
- Deri në vitin 1965 thuhet se kanë ekzistuar tri kisha protestante në Prishtinë. Ishte një kishë metodiste përballë Kuvendit të Prishtinës; një kishë tjetër ungjillore në rrugën “Morava” afër parkut të qytetit; dhe një kishë tjetër afër Shkollës Teknike.
- Në vitin 1967 një predikues malazez baptist hap një kishë në Pejë me emrin “Shtëpia e Lutjes” dhe kjo kishë kishte shqiptarë, serbë, boshnjakë dhe malazezë, kurse kisha botonte libra në gjuhën serbe dhe shqipe. Kjo kishë është mbyllur në vitin 1999, si pasojë e luftës. – Në vitin 1975 Prishtina vizitohet nga një misionar anglez.
- Në vitin 1978 në Kroaci mbahet një ungjillëzim i madh me predikuesin më të njohur amerikan Bill Graham dhe atje del në pah vendi i Kosovës dhe i Shqipërisë që të predikohet sërish ungjilli.
- Në vitin 1979 i pari kosovar, që dihet në historinë moderne të Kosovës, që u bë protestant ishte Nikë Krasniqi. Kthimi i tij u bë në Pulë kur ishte ushtar.
- Në vitin 1980 Prishtina vizitohet nga një çift (quhet Piter Kuzmiq) misionarësh slloveno-kroat.
- Në vitin 1982 vijnë disa studentë amerikanë dhe anglezë misionarë në Prishtinë dhe në Gjakovë.
- Në vitin 1984 fillon që të takohet grupi i parë ungjillor në Prishtinë. – Më 1985 zyrtarisht hapet kisha Protestante me emrin Bashkësia e Popullit të Zotit.
- Deri në vitin 1991 sa nuk hapet Shqipëria kishte ndoshta më shumë se 30 “misionarë”, dhe pastaj ata shkojnë atje, edhe disa kosovarë. Ungjilli fillimisht në Shqipëri shkoi prej Kosove.
- Prej vitit 1991 pastor i kishës së Prishtinës ishte Anton Krasniqi.
- Në vitin 1992 kisha në Prishtinë mbetet në duar (zemër) dhe udhëheqje vetëm të besimtarëve vendorë, dhe këtë vit kisha e Prishtinës s’kishte më shumë se 10 besimtarë shqiptarë.
- Më 1992 hapet kisha e dytë në Prizren, pastaj një vjet më vonë në Gjakovë, pastaj më 1994 në Prishtinë hapet edhe një kishë tjetër protestante me emrin “Bashkësia Ungjillore e Mesisë”.
- Dhe deri në vitin 1999 kishte 7 kisha ungjillore në Kosovë; me një anëtarësi deri në 300 persona.
- Deri tash (2007) në Kosovë funksionojnë 42 kisha protestante me një anëtarësi deri në 2500 persona.
- Kishat dhe bashkësitë protestante të Kosovës janë të organizuar në një ombrellë që quhet “Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës”, me seli në Prishtinë.
- Në korrik të vitit 2006 me vendimin e Kuvendit të Kosovës dhe me nënshkrimin e PSSP miratohet Ligji mbi fetë dhe Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës njihet si një bashkësi fetare zyrtare dhe e barabartë me bashkësitë tjera fetare në Kosovë.
- Me këtë shkrim po e përmbyllim historinë e shkurtër të krishterimit shqiptarë që e kisha prezantuar në katër vazhdime (antika, mesjeta, romantizmi, modernja)
Shkruar nga: Dr. Femi Cakolli, pastor
Burimi: Letra e Gjallë (revist)