1. “Duket që egziston një karakteristike perverze tek njerëzit që ka dëshirë ti komplikojë gjërat e thjeshta”
Fokusimi i Buffet në pikat e tija më të forta ka qenë esenca e suksesit të tij. Siq ai thotë “Unë nuk jam gjeni, por jamë i mençur në disa pika dhe rrij vetëm rreth tyre.”
Është shumë e zakonshme, posaqërisht mes ekzekutivëve të suksesshëm, të arrijnë një nivel suksesi the pastaj të shpërndahen në degë tjera në mënyrë që të rrisin biznesin e tyre. Edhe pse Buffet ka bërë pasuri të madhe duke investuar në industri të ndryshme, ai ka mbetur i fokusuar në ato fusha që i ka ditur më së miri. Për ta thënë më thjeshtë, ai është ekspert në identifikimin e mundësive bazike që tregojnë potencial afat-gjatë dhe i ekzekuton ato me përsosmëri.
Pronarët më të mirë të bizneseve janë të shkëlyqeshëm në vendosjen e fushës së tyre të kompetencave dhe fokusimin se si mund ta kapitalizojnë këtë avantazh konkurrues, në vend se të bëjnë gjithça dhe të zgjedhin probleme të komplikuara dhe panevojshme.
2. E mira e investimit është se nuk keni nevojë të shpejtoheni.
Përkundër shumë keqkuptimeve, Buffet rallë herë investon, mirëpo kur ai investon kujdeset shumë se ku dhe për kë. Ai gjithmonë investon në kompani që kan brend të fortë dhe personalitet të duhur me liderë që do ti çojnë përpara.
Nësë doni që biznesi të ketë sukses, mendoni si Buffet: shumë dhe në terme afatgjate. Investoni në brendin tuaj, mendoni se çfarë doni të arrini dhe përmbajuni.
3. Jini lakmitar kur të tjerët janë të frikësuar, dhe frikësohuni kur tjerët janë lakmitar.
Kjo thënje përshkruan strategjinë e Buffet – një lojtar agresiv i tregut kur të tjerët shohin një investim si të pa vlefshëm.
Sido që të aspironi, udhëheqjen e një kompanie multinacionale apo biznesin lokal të prindërve tuaj, ky është një mësim i mirë për ta aplikuar. Jini novatorë në vend se ta ndiqni ritmin e njejtë të industrisë.
Aplikoni këto ide në operimin e kompanisë tuaj dhe do të shihni përmirësime të mëdha, Më e rëndësishmja është që do të ndiheni të çliruar nga aftësia juaj për të bërë vendime të drejta dhe logjike veçanërisht kur shkoni kundër rrymës dhe bëni atë që është më e mirë për biznesin tuaj.