Biznesi & Karriera

5 Këshilla për të reduktuar ankthin gjatë prezentimit

Publikuar nga Korab Zhuja

Jasqueline Whitmore është një eksperte e mirësjelljes. Ajo mban seminare në mbarë botën. Rreth frikës që e kemi gjatë prezentimeve ajo na jep këshilla se s’i ta reduktojmë atë. Si pjesë e punës sime si eksperte e mirësjelljes, unë shpesh ftohem nga bizneset në mbarë botën për të mbajtur seminare të mirësjelljes. Dhe si shumica e njerëzve, unë ende bëhem nervoze kur qëndroj në skenë para një audiencë, veçanërisht nëse më duhet të flas para një grupi të madh të njerëzve.

Të folurit publik mund të jetë një sfidë edhe për folësit më me përvojë. Duhen disa vite praktikë, shumë gabime poashtu edhe ligjerata, për të larguar frikën e të folurit. Gjatë viteve, unë kam mësuar disa “truke” për kontrollimin e ankthit tim, ose së paku zvogëlimin e tij.

Këtu janë disa këshilla që mund t’i përdorni gjatë prezentimit tuaj të radhës.

1. Ndajeni në seksione

Kur ju jeni i zgjedhuri për të dhënë një prezentim, niveli juaj i ankthit mund të rritet. Ti pyet veten, “Çfarë do të them” ose “Si do të kaloj”. Në vend që të leni frikën të ju kaploj, ndani detyrat në pjesë të menaxhueshme. Mendoni si një kapitull i librit: ju doni ta paraqitni subjektin, në tri pika të rëndësishme dhe ta përmbyllni më një përfundim të kënaqshëm. Krijoni çdo kapitull ndaras dhe pastaj vendosni gjithë prezentimin së bashku. Siguroheni që keni kohë në mënyrë që të mos e kaloni kohën e parashikuar.

2. Krijoni skicën tuaj

Unë zbulova që e kisha shumë më të lehtë nëse kam një skicë. Bëhu familiar më atë që doni të thuani dhe përpiqeni të shmangni leximin në skenë. Kur unë fillova të prezentoj para disa viteve, mendova që duhet të jem perfekte veçanërisht prej që u bëra një eksperte e mirësjelljes. Tani unë filloj çdo prezentim timin me një storie rreth edukimit tim dhe si jam inspiruar të bëjë atë që e bëjë sot. Unë i tregoj audiencës time që nuk kam lindur nga prind të pasur dhe nuk kam shkuar në shkolla private.

Unë jam rritur në një lagje të vogël dhe kam jetuar vetëm me nënën time, e cila ka punuar me një sallon ondulimi. Ironikisht, kjo storie më lidh më disa anëtarë të audiencës sime. Kam mësuar së teksti më i mirë nuk është të memorizuarit e gjithë atij, por të folurit me zemër.

3. Përsërit

Disa njerëz qëndrojnë para pasqyrës kur e përgadisin një prezentim; Unë e përseris në kokën time përderisa jam duke bërë dush, kur vozis ose edhe kur jam duke fluturuar më avion drejt eventit. Unë rekomandoj ta përserisni disa herë. Kjo do të lejojë për të kapur dhe për të rregulluar ndonjë pjesë të vështirë dhe për të futur ose fshirë ndonjë pjesë të prezentimit. Nëse jeni një folës i ri, pyetni ndonjë shok ose kolegë të ju shikoj se si prezentoni dhe të ju tregoj se si ju e bëni atë. Pa marrë parasysh se çfarë metodë e provave është më e rehatshme për ju, gjëja më e rëndësishme është të dini të dhënat tuaja në mënyrë që ju mund të paraqitni atë natyrshëm. Sa ma shumë të përserisni aq më pa do keni frikë kur dilni në skenë. Është në rregull të përdorni pika të bisedës pasiqë do të ju ndihmojnë të qëndroni në rrugën e duhur. Shënoni më font të madh psh. 16 në mënyrë që ju mund t’i shikoni herë pas herë dhe të bazoheni në to.

4. Veshuni thjeshtë

Kur ju jeni duke bërë një prezentim, dëshironi që audienca të fokusohet në mesazhin tuaj e jo në veshje. Kjo nuk do të thotë që ju të mos veshni bukur. Vetëm se ju duhet t’i shmangeni gjërave hutuese. Mbaj pak bizhuteri, dhe sigurohu që veshja juaj dhe jetë e përshtatshme dhe të mos krijoj rrudha. Unë kam parë njëherë një prezentuese, e cila i përdorte shumë duart e saja, dhe fokusi im më i madh ishte të ngjyra e kuqe e thonjëve të saj. Qëndro larg nga veshjet e mëdha ose nga veshja e shumë rrobave.

Dhe mos harroni të veshni për audiencën tuaj. Për shembull, kur unë flas të një grup i bankierëve ose avokatëve, vesh ngjyra të errëta si gri, kaltër ose zi që përçojnë autoritet.

Nëse flas në një drekë sociale për femra, vesh ngjyra kumbuese si rozë, vjollcë ose gjelbërt, në mënyrë që të dukem më e afërt.

5. Angazhoni audiencën tuaj

Një kohë të gjatë, paraqitja e thatë e fakteve është e sigurtë që do të jetë e mërzitshme, prandaj mendoni prezentimin tuaj si një bisedë me audiencën. Krijoni mënyra që ta merrni mendimin e audiencën, ndenjat dhe ndihmën e tyre gjatë prezentimit. Bëjë pyetje, dhe pyetni për ndonjë vullnetar për të ardhur në pjesën e përparme për t’ju ndihmuar ta demostroni pikën tuaj. Shumica e njerëzve janë nxënës vizuel, kështu në mënyrë që ata të angazhohen me histori të gjatë, sjell video apo objekte në skenë. Kërkoni grupit të qëndroj, të duartrokas apo të ngrënë duart e tyre dhe t’ju japë reagime të shpeshta. Dhe mbani gjithmonë humorin. Këto taktika do ta bëjë prezentimin tuaj të paharrueshëm dhe argëtues.

Ndërsa asnjë nga këto këshilla nuk do të eliminojë plotësisht ankthin e folur para një grupi, ato me siguri do t’ju japë besimin dhe aftësitë për të qenë një prezantues i mirë.

Shkroi: Stafi i Entrepreneur Media, Inc.

https://www.entrepreneur.com/article/287563

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento