Biznesi & Karriera

Njerëzit që ju punësoni, ose do ta zhvillojnë ose do ta shkatërrojnë biznesin tuaj.

Publikuar nga Korab Zhuja

Bastian Lehmann, kryeshef ekzekutiv dhe bashkë-themelues i “Postmates”, kompanisë që dërgon pothuajse çfarëdo porosie tuaj, është një ithtar i madh që idetë e sapolindura, të marrin shansin e tyre që të lulëzojnë.

“Postmates” është një kompani e cila punon me 40,000 porosi, që përbëjnë rreth 1.5 milion transaksione në muaj, në 44 tregje metropolitane amerikane.

Në një intervistë të bërë me Lehmann, është biseduar lidhur me atë se ku të fokusohen përpjekjet tuaja, përderisa kompania është duke u rritur, dhe rëndësia e të bërit pyetje të vështira, kur të punësoni njerëz të rinjë.

1. Me njohuritë që i keni tani, çfarë do të kishit bërë ndryshe, nëse do të kishit filluar biznesin tani?

Ka pasur raste kur kemi rritur fondet tona, dhe kemi pasur oferta për të investuar me shumë para, por kemi qenë shumë të shqetësuar për tkurrje të fondeve. Por shikuar në retrospektivë, do të rekomandoja, sidomos kur filloni një biznes të ri, që të mos leni para në tavolinë. Shfrytëzoni mundësinë për t’u rritur kurdo që mundeni.

Dhe, edhe pse unë shpenzoj mjaft kohë në rekrutim, dhe ne e dimë rëndësinë e të pasurit njerëzit e duhur në punët e duhura, mendoj se e kemi nënvlerësuar paksa faktin që një sasi shtesë e njerëzve, mund të ndryshojnë të ardhurat e kompanisë. Gjithashtu, gjërat do të jenë 10 herë më të vështira sesa që ju mendoni.

2. Cfarë mendoni se do të kishte ndryshuar, nëse do të kishit ditur këto gjëra në fillim?

Shikuar në të kaluarën, bëhet e qartë se sa në telashe do të ishim, nëse nuk do i kishim kushtuar kaq shumë vëmendje rekrutimit. Ekziston gjithmonë mundësia që dikush të mund të përmirësohet në një ekip, ku ka persona më të zhvilluar dhe të aftë. Unë mendoj se të qenurit të pamëshirshëm në ristrukturimin e ekipit tuaj, dhe të pasurit e talentit të duhur për fazën në të cilën ndodhet kompania, është një gjë shumë e rëndësishme. Ndikimi i një numri të vogël të njerëzve është dramatik.

3. Si mendoni që do të përfitonin ndërmarrësit e rinjë, nga ky mësim?

Mendoj se është mjaft sfiduese për njerëzit që të drejtojnë një proces të rekrutimit, që është i projektuar për të kuptuar nëse dikush është me të vërtetë i mirë. Askush nuk do që të bëjë pyetje që mund të lëndojnë. . Kështu që mos i besoni si të vërteta të gjitha gjërat që kandidatët ju tregojnë, por angazhohuni duke bërë më shumë pyetjen “pse”. Edhe nëse jeni duke biseduar me dikë që është më i moshuar se ju, bëhuni të pamëshirshëm në këtë proces. Vëmendja në detaje, ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kompanisë.

4. Për çfarë gjërash gëzoheni që nuk i keni ditur atëherë, e që i dini tani?

Është shumë më e vështirë, sa më e madhe që të jetë kompania. Kërkon shumë më shumë komunikim mes ekipeve, se sa që kam menduar. Gjithmonë kam menduar se do të kem kohë për të planifikuar gjërat, por kjo gjë nuk është e vërtetë, Brenda një kohe kaq të shkurtër, sa më e madhe që të bëhet kompania, do të shpenzoni kohën tuaj në mënyra të ndryshme, duke e ndarë atë me ekipe, në vend që ta bëni vetë.

5. Cila është këshilla juaj më e mirë për ndërmarrësit e ardhshëm?

Këshilla ime më e mirë do të ishtë që të injorohen shumica e këshillave, sepse në njëfarë mënyre ju e dini se çfarë dëshironi të bëni dhe çfarë dëshironi të punoni. Kur lind një ide e re, ajo ide është shumë e brishtë, kështu që ju duhet të jeni të kujdesshëm me të. Mos e hudhni përtokë idenë tuaj. Keni vetëbesimin se ideja juaj e vogël, mund të funksionojë, dhe bëjeni atë çfarë dëshironi ta bëni. Përpiquni që të argëtoheni çdo ditë.

Shkroi: stafi i Entrepreneur Media,

Inc.https://www.entrepreneur.com/article/289205

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento