Udhëheqësia & Qeveria

Praktikoni drejtësinë

Publikuar nga Korab Zhuja

Por prej tij ju jeni në Krishtin Jezus, i cili nga Perëndia u bë për ne dituri, drejtësi, shenjtërim dhe shpengim.

1 Korintasve 1:30

Drejtësia është natyra e Perëndisë në ju, e cila prodhon në ju drejtësinë e Perëndisë: aftësinë për të bërë të drejtën dhe për të përmbushur vullnetin e atit. Perëndia është gjithmonë i drejtë; është natyra e tij, të jetë i drejtë. Kjo natyrë e drejtësisë është në vëprim në ne. Pra, në mbretërinë tonë, ne e bëjmë drejtësinë; ecim në drejtësi dhe bëjmë vepra të mira drejtësie; manifestojmë mirësinë e Perëndisë tek bota.

Ishte për të njëjtën arsye që farisenjtë dhe saducenjtë kishin probleme me veprat e mira që Jezusi bëri; ata e keqkuptuan Atë. Nëse në vendin tuaj të punës, për shembull, ju bëni diçka që mendoni se ishte e mirë dhe meritoni fjalë lavdërimi, por në vend të kësaj ju e gjeni veten duke u persekutuar për veprat tuaja të mira, mos u ndjeni keq për këtë.

Vetëm për shkakun se ju jeni të mirë dhe jeni duke bërë gjënë e duhur nuk do të thotë se të gjithë do të jenë duke brohoritur për ju. Ndoshta mund të ketë nga ata që do t’ju rezistojnë, dhe do përpiqen t’ju bëjnë të ndryshoni rrugët tuaja; ata ndoshta mund edhe t’ju quajn të lig, përkundër veprave tuaja të mira; ruani qetësinë tuaj. Refuzoni të ndryshoni. Qëndroni në linjë me Fjalën e Perëndisë në zemrën dhe në gojën tuaj.

Mbani mend, ju jeni drejtësia e Perëndisë në Krishtin Jezus; Prandaj, kjo është thirrja juaj që të shprehni drejtësinë e Tij. Shihni veten tuaj në këtë mënyrë, pavarrësisht presioneve dhe sfidave që mund të tentojnë t’ju provokojnë për kompromis. Shikoni veten ashtu siç Fjala thotë: “më i madh është ai që është në ju, se ai që është në botë” (1 Gjonit 4:4); kjo do të thotë se ti je më i madh se armiqtë e tu, kritikuesit dhe përndjekësit. Ti je fitimtar përgjithmonë.

Qëndroni në Fjalën, dhe vazhdoni së manifestuari drejtësinë e Tij, pavarësisht kritikave, dhe ju gjithmon do të fitoni. Haleluja!

Lutje

Atë i dashur, të falënderoj që më ke bërë fitimtar për jetën, dhe më ke dhënë hirin të mbretëroj në jetë dhe të jetoj për lavdinë tënde. Drejtësia dhe mirësia janë shenjat dalluese të jetës sime; prandaj, unë zbatoj drejtësinë dhe eci në vullnetin tënd të përsosur sot, dhe gjithmonë, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • Isaia 54:17; 2 Korintasve 5:21
  • Plani një vjecarë i studimit të Biblës: Efesianve 1:1-14 Isaia 11-12
  • Plani dy vjecarë i studimit të Biblës: Luka 24:28-39 2 Samuelit 19-20


Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento