Udhëheqësia & Qeveria

Lavdia e mbretërisë sonë

Publikuar nga Korab Zhuja

Jezusi bëri këtë fillim të shenjave në Kanë të Galilesë dhe e shfaqi lavdinë e tij, dhe dishepujt e tij besuan në të.

Gjoni 2:11

Lavdia është ajo që frymëzon, prodhon ose shkakton nderim. Nëse ju i jepni nder, admirim dhe respekt dikujt për shkak të diçkaje që ka ndodhur, ajo gjë kishte lavdi, sepse ajo ju frymëzoi për të nderuar atë person. Për shembull, kur dikush thotë: “Ai takim ishte i lavdishëm”, çfarë ishte ajo që e bëri atë vërtet të lavdishëm? Ishte i lavdishëm sepse ne ishin të frymëzuar për të nderuar, çmuar, lavdëruar, dhe adhuruar Zotin; kjo, duke zbuluar lavdinë e Mbretërisë së Tij.

Vargu ynë hyrës na thotë, “Jezusi bëri këtë fillim të shenjave në Kanë të Galilesë dhe e shfaqi lavdinë e tij, dhe dishepujt e tij besuan në të.” Kur populli e pa atë që Jezusi bëri-kur ai ktheu ujin në verë, ata ishin të mahnitur; ata i besuan, e nderuan, dhe e çmuan Atë. Bibla thotë se dishepujt e tij besuan në Të.

Psalmi 145:11-12 thotë, “Ata do të flasin për lavdinë e mbretërisë sate dhe do të tregojnë për fuqinë tënde, për t’u bërë të njohura bijve të njerëzve mrekullitë e tua dhe shkëlqimin e madhërishëm të mbretërisë sate.” Këtu është duke folur për shkëlqimin apo bukurinë e Mbretërisë së Perëndisë, pjesë të së ciles jemi bërë ne; kjo është një mbretëri ku sëmundja, humbja, dështimi dhe vdekja nuk janë reale!

Mendoni për bijtë e Izraelit dhe premtimet që Perëndia ua dha atyre! Ai ju tha se kurrë nuk do të jenë të mundur nga kundërshtarët e tyre. Ai u tha atyre se: “Do të largoj të gjitha sëmundjet prej jush (Eksodi 15: 25-26). Pastaj, në Psalmin 91:16 Ai u tha: Do t’ju ngop me jetë të gjatë.” Të gjitha këto dhe disa bekime të tjera në Dhiatën e Vjetër u janë drejtuar bijve të Izraelit.

Tani, imagjinoni lavdinë në të cilen ne jemi thirrur si krijesë e re, ne jetojmë në Mbretërinë e Birit të Tij të dashur! Bibla thotë se ne kemi marrë një besëlidhjeje më të mirë, që bazohet mbi premtime më të mira (Hebrenjve 8: 6). Mendoni për këtë! Lavdia e Dhiatës së Re, Mbretëria jonë frymore, ku lavdia është më e shkëlqyer; kjo zëvendëson atë që bijtë e Izraelit përjetuan: “Sepse ç’ka është lavdëruar nuk është lavdëruar nga kjo pikëpamje, për shkak të asaj lavdie që e kapërcen çdo masë. Sepse, në qoftë se ajo që duhet të anullohej u rrethua me lavdi, ajo që mbetet do të jetë shumë më e lavdishme” (2 Korintasve 3:911).

Lutje

Atë i dashur, të falënderoj për lavdinë tënde që duket dhe shpallet nëpërmjet meje. Unë jam përcaktuar për mrekullitë e tua, dhe shfaq virtytet dhe përsosmerit tua gjithmonë dhe kudo! Unë përjetoj dhe manifestoi begatinë tënde, hirin, urtësinë dhe drejtësinë në një masë gjithnjë në rritje, në Emrin e Jezusit. Amen.

Studim Vijues

  • 1 Pjetërit 2:9; 1 Pjetërit 1:11
  • Plani një vjeqar për studimin e Biblës: Veprat e Apostujve 28:1-16 Psalmet 26-29
  • Plani dy vjeqar për studimin e Biblës: Luka 10:25-37 Jozeu 20-21


Burimi: www.rhapsodyofrealities.org

Rreth Autorit

Korab Zhuja

Komento